Protesta e 22 dhjetorit, Berisha fton qytetarët: Të ngremë zërin, mos pranojmë vjedhjen

Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së thirrur nga opozita më 22 dhjetor në Tiranë.

14.12.2025. 12:39

Protesta e 22 dhjetorit, Berisha fton qytetarët: Të ngremë zërin, mos pranojmë vjedhjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur më 22 dhjetor në Tiranë.

Sipas Berishës, qytetarët pa dallim bindje duhet ngrejnë zërin kundër vjedhjes.

“Në Kryesinë e PD u vendos t’iu drejtohemi qytetarëve për një protest më 22 dhjetor, ku të bashkohen shqiptarët e të gjithave bindjeve, që guxojnë të shprehin zërin e tyre kundër vjedhjes. Edi Rama, i tmerruar se ka ndarë paratë me Ballukun, i dha një goditje fatale luftës kundër korrupsionit.

Qytetarë na përket ne të ngremë zërin e mos pajtohemi me këtë situatë. Ne faktuam me dokumente dhe raporte në Shqipëri pati farsë dhe se Rama zgjedhje nuk zhvillon. Se pushteti i tij qëndron mbi votën e vjedhur. Ai mobilizoi të gjithë administratën”, tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)