Sali Berisha ka sulmuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të saj për të hequr masën e sigurisë pezullim nga detyra për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila ishte caktuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Kushtetuesja i dha kohë Ballukut me këtë veprim që të prishë dhe fshehë provat e vjedhjes së saj.
Sipas tij, Kushtetuesja nuk mund të hiqte masën e pezullimit pa u shqyrtuar kjo çështje nga shkallët e tjera të gjyqësorit.
“Zhvillime të pashembullta në historinë 33 vjeçare të pluralizmit. Në një akt që shkelmon interesin personal të çdo qytetari, Edi Rama imponoi Kushtetuese të firmosë licencën për vjedhjet nga ai, ministrat e tij. Ai vendim i Kushtetueses i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Ramën, familjen, ministrat që të vjedhin sa më shumë shqiptarët. Vendimi i shkruar në zyrën e Ramës, tejkalon sistemin gjyqësor që ka tagër shqyrtimin e masave të sigurisë.
Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe një muaj e gjysmë kohë asaj të falsifikojë dokumentet për vjedhjet kolosale, de facto Kushtetuesja i dha licencën që të vjedhë pa siklet Edi Ramës. Kushtetuesja nuk mund të hiqte masën e pezullimit, pa u shqyrtuar në shkallët e tjera. Kjo Gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen. Pas këtij vendimi, Rama dhe ministrat nuk do kenë asnjë lloj kufizimi. Ata janë të qetë, pasi akuza nuk mund të ngrihen më ndaj tyre”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)