Kushtetuesja hoqi pezullimin e Ballukut, Rama: U zmbraps një brutalitet alla shqiptarçe

Kryeministri Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese zmbrapsi një brutalitet ndaj shtetit demokratik, me vendimin e saj për të hequr pezullimin ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Kreu i qeverisë shtoi se gjykata më e lartë e vendit eliminoi një precedent unik në botë.

14.12.2025. 10:12 >> 15:45

Kushtetuesja hoqi pezullimin e Ballukut, Rama: U zmbraps një brutalitet alla shqiptarçe

Heqja e pezullimit nga detyra për zv/kryeministren Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese, u rikthye edhe njëherë në vëmendje nga kryeministri Edi Rama në podcastin e së dielës.

Teksa, përsëriti edhe njëherë qëndrimin se pezullimi i një ministri nga gjykata ishte një rast unik në botë, Rama u shpreh se Kushtetuesja zmbrapsi në këtë mënyrë një brutalitet alla shqiptarçe që goditi organizmin e shtetit.

“Kushtetuesja hoqi pezullim e zv.kryeministres dhe do ta gjykojë çështjen në themel në fund të janarit. U eliminua një precedent unik në botë dhe zmbraps nga gjykata më e lartë një brutalitet alla shqiptarçe që goditi organizmin e shtetit.

Ndërsa në aspektin ndërinstitucional kjo befasi antikushtetuese, ku një prokuror dhe një gjykatës mori kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe parlamentit duke tollovitur shtetin, kërkon një reflektim ndërinstitucional. Jo thjesht mbi këtë rast, por mbi simptomat e ushtrimit të pavarësisë së re të drejtësisë, duke e bërë më të dëmshme. Kjo shkreptimë nuk erdhi në qiell të pastër”, u shpreh Rama.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)