Në ditën e gjashtë, Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, është përplasur me policinë së bashku me qytetarët që kanë në mbështetje të protestës së tij përballë kryeministrisë.
Shkak këtë herë nuk janë bërë çadrat e vendosura nga protestuesit, por një gjenerator, të cilin një qytetar ia kishte sjellë Lapajt para Kryeministrisë për energji elektrike.
Gjatë këtyre ditëve të protestës, Lapaj madje është proceduar penalisht nga policia. Ai akuzohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
“Kaq frikë ka ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh... Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin. Nuk më frikësoni me letra bakalli. Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij”, shtoi Lapaj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)