Thirrja e Salianjit para mbledhjes së Kryesisë: Revolta, jo foltore

Deputeti demokrat theksoi se ka marrë pjesë në çdo protestë dhe i është nënshtruar vendimmarrjes së partisë.

13.12.2025. 14:28

Thirrja e Salianjit para mbledhjes së Kryesisë: Revolta, jo foltore

I pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpalosur linjën e tij, për mënyrën si duhet të veprojë opozita. Ai theksoi se PD duhet të përqendrohet tek protestat dhe revolta qytetare, dhe jo tek foltoret para Kryeministrisë.

“Është momenti të fokusohemi tek protesta dhe revolta, tek përballja me qeverinë dhe dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk arrijmë t’i përkthejmë këto shqetësime në energji, do ta kemi të vështirë të organizojmë protesta”, tha Salianji para nisjes së mbledhjes.

Ai shtoi: “Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë”. Salianji shpresonte se kjo të ishte edhe vendimmarrja e Kryesisë së demokratëve, teksa theksoi se ka marrë pjesë në çdo protestë dhe i është nënshtruar vendimmarrjes së partisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)