Protestë kombëtare e PD-së, Berisha: Kryefjalë deri në krijimin e qeverisë teknike

Vendimi, gjatë mbledhjes së kryesisë: “Ata shqiptarë që vijnë, janë të bekuar. Ata që nuk do të vijnë... do të vijnë më vonë”.

13.12.2025. 14:13

Protestë kombëtare e PD-së, Berisha: Kryefjalë deri në krijimin e qeverisë teknike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi organizimin e një proteste kombëtare më 22 dhjetor në Tiranë, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. Berisha theksoi se kjo protestë do të jetë rruga kryesore e opozitës në përballje me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama dhe do të jetë kryefjalë deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi nisur ato pranë kryeministrisë, por më 22 dhjetor duhet të thërrasim një protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, janë të bekuar. Ata që nuk do të vijnë... do të vijnë më vonë. Por, ne kurrë nuk do të bëhemi pengesë, përkundrazi do të jemi nxitës të protestave deri në krijimin e qeverisë teknike për zgjedhje të lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”, deklaroi Berisha.

Protesta synon të mobilizojë mbështetësit e opozitës, diçka të cilën lideri i PD-së e theksoi edhe në takimin e fundit në Elbasan, ku kërkoi përfshirjen e të rinjve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)