Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK me 7 vota nga anëtarët e KLP-së është komentuar edhe nga Sali Berisha, i cili nga selia blu në një deklaratë për mediat tha se ditën e djeshme është zbatuar Kushtetuta.
“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota që ishte jashtë kushtetuese e nuk mund të qëndronte asnjë ditë ne detyrë. Aty ishte një zonjë që tregon se ajo trupë e KLP është mizogjenike, nuk i dhanë asnjë votë. Në KLP nuk shkoi vetë, e dërgoi komisioni”, u shpreh kreu i PD.
Në vijim Berisha komentoi edhe prezencën e trupës diplomatike në sallën e KLP gjatë prezantimit të platformave dhe më pas votimit për katër kandidatët që synonin të merrnin drejtimin e Strukturës së Posaçme.
Berisha pretendon se fakti që ambasadorët nuk e lanë sallën për asnjë minutë, tregon se ata kanë pasur dyshime se Edi Rama ka tentuar të shtijë në dorë edhe SPAK-un.
“S’po ndalem te zgjedhja e kreut të SPAK, por dhe përqendrimi aq i lartë i trupit diplomatik në sallën e zgjedhjes, lë shumë të dyshohet se ajo u bë me qëllimi e vetën për të tamponuar dhe neutralizuar dorën e zezë të Edi Ramës dhe presionet ndaj anëtarëve të KLP. Nuk kisha parë aq shumë përqendrim, dhe ata donin të jepnin një mesazh që Edi Rama tek mori Endri Shabanin, të merret dhe këtë kandidat”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)