Veliaj “shkarkon” avokatin, gjykata i cakton një tjetër: GJKKO me dy standarde, Metës ia dha aktet

U mbajt në GJKKO seanca në ngarkim të Erion Veliajt. Kryebashkiaku ka larguar avokatin e tij dhe akuzoi gjykatën për standarde dyfishta.

12.12.2025. 11:00

Veliaj “shkarkon” avokatin, gjykata i cakton një tjetër: GJKKO me dy standarde, Metës ia dha aktet

Është shtyrë sërish në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake në ngarkim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se Veliaj ka larguar avokatin e tij Artan Gjermeni, teksa gjykata i ka vendosur një tjetër kryesisht.

Kryebashkiaku gjithashtu ka akuzuar GJKKO për standarde të dyfishta pasi sipas tij ish-presidentit Ilir Meta ia ka vënë në dispozicion aktet ndërsa atij jo.

Veliaj kërkoi gjithashtu që të mos futet në kafazin e qelqtë, po kjo gjë iu rrëzua nga gjykata.

Veliaj akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Seanca e radhës ndaj Veliajt do të mbahet më 5 janar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)