Në një fjalim përpara demokratëve gjirokastritë, ish-deputeti Ervin Salianji vuri në dukje rëndësinë e ndryshimit real politik në vend dhe kritikon mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Ai theksoi se shqiptarët kërkojnë rezultate konkrete dhe jo vetëm fjalë dhe reflektime mbi të kaluarën.
“Edi Ramën ne duhet ta mundim dhe mund ta mundim. Por nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget tona dhe të mos flasim për disa probleme. Problemi i brendshëm është i pakapërcyer. Në këtë periudhë nuk ka ndryshuar gjë,” tha Salianji.
Ai shtoi se për vite të tëra PD ka qenë parti që reagon, por shpesh ka mbetur e lidhur me të shkuarën, ndërsa vendi ka nevojë për njerëz që kanë marrë besimin e qytetarëve dhe për një gjuhë të re politike të drejtimit. Sipas tij, një fitore e ardhshme politike kërkon të vërtetën dhe moralin si bazë, dhe Edi Rama nuk mund t’i sigurojë këto qytetarëve.
Ky takim në Gjirokastër është pjesë e një serie tubimesh të Salianjit në qarqet e vendit, të cilat nisën në Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)