Para godinës së Parlamentit, aktivistët e lëvizjes “Bashkë” zhvilluan sot një protestë kundër buxhetit të ri që po shqyrtohet nga deputetët. Të pajisur me pankarta dhe slogane, të rinjtë akuzuan qeverinë për politika që, sipas tyre, rëndojnë qytetarët dhe favorizojnë korrupsionin.
“Sistemi ndërton kulla me lekë droge, populli jeton me gjysmë rroge”, “Taksoni dhjamin, jo djersën”, si edhe “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, ishin disa prej mesazheve të protestuesve, të cilët bënë thirrje që më shumë qytetarë t’u bashkohen.
Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe para Kryeministrisë, ku prej ditësh lëvizja “Shqipëria Bëhet” kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke paralajmëruar intensifikim të veprimeve qytetare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)