Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me aleatë të Federatës së Opozitës së Bashkuar, ka artikuluar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën politike në vend si “njollë të zezë në hartën e Europës”.
Duke iu referuar raportit të fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Berisha deklaroi se rrjedhja e procesit tregon “shtypje të pluralizmit” dhe e krahasoi atë me regjime autoritare. “Sot Shqipëria është një njollë e zezë në hartën e Europës… një regjim që shtyp pluralizmin. Kjo autokraci është siameze me diktaturën e Rama Durës së Venezuelës”, tha ai.
Akuza për përfshirje të karteleve
Berisha pretendoi se krimi i organizuar ka rol vendimtar në vendimmarrjen politike, madje edhe në procese jashtë Shqipërisë. “De facto droga është vendimmarrësi kryesor i vendit… Kartelat shqiptare përcaktojnë rezultate elektorale në Amerikën Latine”, u shpreh ai.
Berisha shtoi se sipas informacioneve të disa shërbimeve, “përfitues është vetë Edi Rama”. Këto pretendime nuk shoqërohen me prova publike dhe nuk janë konfirmuar nga institucionet ligjzbatuese.
Foto: LSA
“Zarf me 1 mijë euro natën para zgjedhjeve”
Berisha solli në vëmendje edhe një episod që sipas tij i është treguar nga një familje mbështetëse e opozitës. Sipas tyre “natën para zgjedhjeve trokiti dikush në derë, la një zarf dhe iku. Brenda ishte një mesazh: ‘Mos shko nesër në zgjedhje’ dhe 1 mijë euro”, tha ai.
Sipas rrëfimit të cituar nga Berisha, qytetari ka hezituar gjatë gjithë natës për shkak të frikës nga pasojat dhe në fund ka vendosur të mos shkojë në votime. Berisha e cilësoi këtë si formën më “të butë” të presionit elektoral, duke pretenduar se “kërcënimet e tjera janë më mizore”. Institucionet shtetërore nuk kanë reaguar ende ndaj deklaratave të tij, ndërsa mazhoranca i ka cilësuar më herët akuzat e opozitës si të pavërteta dhe politike.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)