Arrestimi i Mogherinit, Berisha: Nesër do ishte në Tiranë për të bërë deklarata pro Ramës

Arrestimi i ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh drejtuese e Kolegjit të Europës në Tiranë ka sjellë reagime të forta nga kampi opozitar në Tiranë. Mes atyre që ngritën zërin për këtë çështje ishte edhe kryedemokrati Sali Berisha.

02.12.2025. 20:22

Arrestimi i Mogherinit, Berisha: Nesër do ishte në Tiranë për të bërë deklarata pro Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv.presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini, duke e lidhur ngjarjen me situatën politike në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Mogherini pritej të mbërrinte në Tiranë për të dhënë deklarata në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.

“Ajo zonja që u arrestua, dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj”, tha Berisha, duke shtuar se “për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte.”

Duke e cilësuar qeverinë Rama si një regjim që ka shkretuar vendin, Berisha akuzoi mazhorancën për kapjen e institucioneve dhe për ndërtimin e një narkoshteti. Por në thelb të reagimit të tij mbeti goditja ndaj Mogherinit dhe roli që, sipas tij, ish-zyrtarja e lartë e BE-së ka luajtur në mbështetje të qeverisë shqiptare.

Berisha deklaroi se qeveria po përdor lidhje dhe ndikime ndërkombëtare për të manipuluar realitetin politik:

“Edi Rama i kishte përgatitur deklaratat e Mogherinit për nesër, por arrestimi i saj e zbuloi lojën.”

Ai e lidhi ngjarjen me akuzat e tij të përsëritura se qeveria ka ndërhyrë te partnerë ndërkombëtarë për mbështetje politike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)