Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur me thikë

Adoleshentët janë goditur me sende të forta në një hapësirë mes pallateve, në lagjen 'Lef Sallata'. Si pasojë konflikti ka përfunduar me plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

21.04.2026. 16:55

Sherr masiv mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur me thikë

Një sherr masiv, ku janë përfshirë të paktën 10 adoleshentë ka ndodhur në qytetin e Vlorës pasditen e sotme. Përplasja mes të rinjve ka nisur për motive banale dhe ka agravuar deri në përdorimin e thikave.

Adoleshentët janë goditur me sende të forta në një hapësirë mes pallateve, në lagjen 'Lef Sallata'. Si pasojë konflikti ka përfunduar me plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se dëmtime të rënda në kokë kanë marrë Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)