Ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla i është drejtuar Gjykatës së Lartë, ku i ka kërkuar prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili e ka dënuar me 1 vit burg.
Deri në këto momente ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet ky rekurs, teksa relator i çështjes është caktuar gjyqtari Genti Shala.
Ish-kryebashkiaku Memolla u dërguar në gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së bashku me tre të pandehur të tjerë Ndriçim Tafgjata dhe Blerim Xhamani, të akuzuar për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe Isuf Tosku, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve në bashkëpunim.
Ai aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinës ku po kryen dhe dënimin e vendosur ndaj tij.
Hetimi ndaj Memollës nisi pas një përgjimi, ku ai dëgjohej duke i thënë një punonjësi të OSHEE që të mos i ndërpriste dritat një abonenti debitor, për shkak se ishte koha e fushatës elektorale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)