Debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës, opozita akuza qeverisë për sektorin e energjisë

E thirrur nga 42 deputetë, seanca u fokusua te rritja e çmimit të energjisë, mungesa e prodhimit vendas dhe ankesat e qytetarëve për faturim të padrejtë.

Burimi: REL

21.04.2026. 17:37

Debate të ashpra në Kuvendin e Kosovës, opozita akuza qeverisë për sektorin e energjisë

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për sektorin e energjisë është shoqëruar me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës.

E thirrur nga 42 deputetë, seanca u fokusua te rritja e çmimit të energjisë, mungesa e prodhimit vendas dhe ankesat e qytetarëve për faturim të padrejtë. Opozita drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, duke e fajësuar për dështimin në menaxhimin e sektorit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi se qytetarët po përballen me tarifa të papërballueshme dhe se mungesa e investimeve ka lënë vendin të varur nga importet. Sipas tij, kapacitetet aktuale prodhuese nuk përmbushin kërkesën, sidomos gjatë dimrit.

Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbrojti politikat e qeverisë, duke theksuar se investimet në termocentralet ekzistuese pritet të rrisin prodhimin vendas në vitin e ardhshëm. Ajo hodhi poshtë akuzat për keqmenaxhim dhe i cilësoi kritikat e opozitës si të pabazuara.

Kritika të forta erdhën edhe nga Ramush Haradinaj, i cili e konsideroi anulimin e projektit të termocentralit “Kosova e Re” si një gabim strategjik me pasoja afatgjata për sigurinë energjetike të vendit.

Pavarësisht qëndrimeve të kundërta, debati konfirmoi se energjia mbetet një nga sfidat më të mëdha për Kosovën, ndërsa zgjidhjet konkrete vijojnë të mbeten objekt përplasjesh politike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)