Këshilli i Bashkisë së Tiranës do të mblidhet ditën e nesërme për të marrë disa vendime të rëndësishme për kryeqytetin, mes të cilave dhe miratimi i bonusit të qirasë për familjet e mbetura në qiell të hapur nga zjarri në pallatin e kompleksit “Arlis”.
Sipas të dhënave paraprake, ky bonus qiraje do të jetë në vlerën e 40 mijë lekëve dhe do të jepet për të gjitha familjet e prekura për përballimin e kushteve të përkohshme të jetesës.
Po ashtu bonusi do të jepet nga Bashkia deri në sistemimin e familjeve në banesat e tyre, pas rikonstruksionit.
Pak ditë më parë ishte vetë kompania ndërtuese ajo që premtoi se do ta rindërtonte edhe njëherë pallatin e djegur, gjë që u përforcua dhe nga kryeministri Edi Rama.
Për të përfituar bonusin, familjet e prekura duhet të dorëzojnë pranë njësive administrative, dokument identifikimi, certifikatë familjare, vërtetim pronësie, deklaratë vërtetësie dhe të dhëna bankare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)