Policia e Shtetit ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se disa gra të mbuluara komunikonin në mënyrë të dyshimtë me të mitur, duke sqaruar se nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara nisën menjëherë verifikimet dhe hetimet përkatëse pas publikimit të rastit. Si rezultat i veprimeve të kryera, u identifikuan dy shtetaset që shfaqeshin në video, me inicialet M. G. dhe A. G.
Të dyja gratë janë shoqëruar sot në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për procedura të mëtejshme. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ato janë me shtetësi iraniane dhe janë të pajisura me leje qëndrimi në Shqipëri për arsye humanitare.
Pas hetimeve fillestare, Policia e Shtetit thekson se nuk është evidentuar asnjë veprim i kundërligjshëm ndaj të miturve, duke garantuar qytetarët se nuk ekziston asnjë rrezik për sigurinë e tyre në këtë rast.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)