“Ferma” e kanabisit në Peqin, përjashtohen nga policia 7 efektivë

Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj 7 efektivë nga drejtoria e Peqinit në lidhje me një shtëpi bari që u gjet disa kohë më parë.

21.04.2026. 18:27

“Ferma” e kanabisit në Peqin, përjashtohen nga policia 7 efektivë

7 efektivë të Policisë së Shtetit janë përjashtuar nga detyra pas një hetimi disiplinor të zhvilluar lidhur me një rast të zbulimit të një magazine me lëndë narkotike në zonën e Peqinit.

Vendimi është marrë nga strukturat e standardeve profesionale, të cilat kanë konstatuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrës nga ana e punonjësve të përfshirë.

Sipas burimeve zyrtare, nga radhët e policisë janë larguar Altin Gusho, Danjel Kacaniku, Sefer Dushku, Muharrem Zylyfi, Bilbil Lita, Denis Sinani dhe Arben Koseni.

Hetimi nisi pas zbulimit të një ambienti të përshtatur për kultivimin dhe magazinimin e kanabisit, një rast që ngriti dyshime mbi rolin dhe reagimin e efektivëve në fjalë.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë bërë publike ende detaje të plota mbi natyrën konkrete të shkeljeve të konstatuara.

Burime bëjnë me dije se çështja mund të marrë edhe rrjedhë penale, ndërsa institucionet përgjegjëse pritet të vijojnë verifikimet për përgjegjësi të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)