Tre të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Devollit.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, makina ku udhëtonin 3 të rinjtë, për motive ende të paqarta është përmbysur në mes të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tyre.
Fatmirësisht, ata kanë mundur të dalin nga mjeti përpara se të ishte dhumë vonë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe më të cilën lëvizte mjeti.
Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në kontrollin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)