“Diaspora i kthen shpinën Ramës”, Boçi: Ajo kërkon zgjidhje, ai iu ofron foto
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi e cilëson të dështuar Samitin e Diasporës, pasi disa komunitete shqiptarë jashtë vendit kanë refuzuar të jenë pjesë e tij.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e ka cilësuar një dështim Samitin e Diasporës që po mban punimet në Tiranë, tashmë në ditën e dytë të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Boçi shkruan se diaspora i ktheu shpinën Ramës dhe qeverisë së tij, pasi ajo kërkon zgjidhje për problemet që ka, teksa ai iu ofron foto e fasadë.
Numri dy i PD ndan dhe një letër nga komuniteti shqiptar i Selanikut që shpjegon pse ka zgjedhur të bojkotojë këtë samit.
“Shqiptarët e Selanikut refuzojnë samitin e Ramës. Për ta Samiti i diasporës nuk po organizohet si forum i shqiptarëve jashtë atdheut, por si panair propagande për hallin politik të Ramës.
Kur diaspora kërkon zgjidhje për problemet reale dhe qeveria i ofron ceremoni, foto dhe fasadë, kjo nuk është përkujdesje, por tallje.
Refuzimi që po i bëhet këtij samiti nga zëra përfaqësues të komuniteteve shqiptare është prova se diaspora nuk pranon më të përdoret si dekor për kredibilitetin e një pushteti që nuk e dëgjon”, shkruan Boçi.
Foto: Luciano Boci
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një emër i ri pritet të marrë drejtimin e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar Eric Wendt për këtë post diplomatik.
Një ndeshje që dukej se do të ishte e komplikuar për Elbasanin mori një kthesë të papritur, me vendasit që triumfuan bindshëm 3-0 ndaj Partizanit, edhe pse luajtën për një kohë të gjatë me një lojtar më pak.
Sipas tyre, emigrantët e rekrutuar janë përdorur për të kryer kthime të detyruara përtej kufirit pa procedura ligjore, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
Një situatë e rënduar me mbeturina në një nga zonat pranë qendrës së Tiranës ka sjellë reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin dhe menaxhimin e territorit.
Një operacion i gjerë kundër mashtrimeve online ka zbuluar një skemë të organizuar kriminale që vepronte përmes call center-ave në Shqipëri, duke synuar qytetarë në Europë, SHBA dhe Kanada.
Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur sot në Tiranë, hodhi një propozim duke thënë se Tirana dhe Prishtina duhet të financojnë dërgimin e një numri të konsiderueshëm mësuesish të gjuhës shqipe në 5 vende ku është e përqendruar më së shumti diaspora jonë.
Shoqata e Transportit publik ka lajmëruar se nga e mërkura do të ketë reduktim të flotës së autobusëve pasi sipas tyre nuk pati reagim për koston financiare të rritjes së naftës për këtë sektor.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij për shtyp dha një mesazh për diasporën, duke e quajtur kryeministrin Edi Rama si armik të lirisë së shqiptarëve, që i ka mbyllur dyert integrimit.
Isuf Hasa, autori i vrasjes me çekiç të fqinjit është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Xhemal Metës, krim që sipas hetimeve ka ndodhur gjatë një vjedhjeje.
Çmimi i naftës është rritur sërish, duke shkuar në 215, sipas vendimin më të fundit të Bordit të Transparencës. Ky vendim hyn në fuqi nga ora 15.00 e datës së sotme.
Komente (0)