Vjedh çantën me 40.000 paund nga marketi në Tiranë, arrestohet gruaja

Policia e kryeqytetit po ashtu ka zbardhur një tjetër vjedhje të rëndë, ku një 28-vjeçar ka grabitur 3.000.000 lekë, duke shitur për llogari të tij, pajisje të firmës që e kishte punësuar si shofer.

14.04.2026. 13:26

Vjedh çantën me 40.000 paund nga marketi në Tiranë, arrestohet gruaja

Një grabitje e pazakontë, në vlerën e 40.000 paundëve është zbardhur në Tiranë. Efektivët kanë ndaluar një grua, e cila rezulton se ka vjedhur çantën ku ndodheshin paratë nga një prej kasetave të një marketi në Tiranë.

“Në kuadër të operacionit të koduar “Kaseta”, u vu në pranga shtetasja M. Xh., pasi dyshohet se ka vjedhur 40 000 paunde, të lëna përkohësisht, në kasetën e depozitimit në një market, nga një blerës (punonjës në një subjekt për këmbimin e valutave). Shuma e paundëve u gjet në subjektin ku punonte shtetasja M. Xh., dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, informon policia.

Policia e kryeqytetit po ashtu ka zbardhur një tjetër vjedhje të rëndë, ku një 28-vjeçar ka grabitur 3.000.000 lekë, duke shitur për llogari të tij, pajisje të firmës që e kishte punësuar si shofer.

“Në kuadër të operacionit të koduar “The driver”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi L. B., 28 vjeç. Gjatë 6 muajve, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur 3 000 000 lekë të përfituar nga shitja e pajisjeve (për përpunimin/konsumin e kafesë) të subjektit ku ishte i punësuar shofer. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet në pronësi të këtij subjekti, me të cilin i arrestuari transportonte pajisjet”, bën me dije policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)