Pasi mori nënshtetësinë shqiptare, Eric Adams zgjedh qytetin ku do të “banojë”

Vetëm disa ditë pasi mori nënshtetësinë shqiptare, Adams ka aplikuar për dokumente biometrike në një nga zyrat e kryeqytetit.

14.04.2026. 12:08

Pasi mori nënshtetësinë shqiptare, Eric Adams zgjedh qytetin ku do të “banojë”

Tirana tashmë do të ketë një qytetar të ri dhe ai është ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Vetëm disa ditë pasi mori nënshtetësinë shqiptare, Adams ka aplikuar për dokumente biometrike në një nga zyrat e kryeqytetit.

Sipas burimeve, Adams është zyrtarisht banor i njësisë nr.2 në kryeqytet.

Lajmi është ndarë në rrjetet sociale nga administratori i kësaj njësie, Florian Pullazit, i cili mes të tjerash i uron mirëseardhjen Adams.

“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams. Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve, sot, shqiptar me pasaportë, përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.

Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe  komunitetit shqiptar në SHBA.

Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet”, shkruan ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)