Një banesë e vjetër është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Banesa e djegur ndodhet në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, teksa raportohet se ajo prej kohësh ishte e pabanuar.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka rrezikuar dhe shtëpi të tjera përreth, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që flakët të vihen në kontroll pas disa minutash.
Shtëpia është shkrumbuar totalisht nga flakët, teksa në vendngjarje ka shkuar dhe policia për të verifikuar shkaqet e zjarrit.
Paraprakisht, ka pista që zjarri në këtë ndërtesë mund të ketë qenë i qëllimshëm, teksa ende nuk ka një qëndrim zyrtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)