Disa orë pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad, Presidenti Donald Trump paralajmëroi se forcat amerikane do të "fillojnë menjëherë procesin e bllokimit të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit".
“Unë kam udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të mohojë hyrjen e çdo anijeje në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar detyrimet Iranit", shkroi presidenti amerikan në Truth Social.
Trump po ashtu bëri me dije se SHBA-të do të fillojnë shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë.
"Çdo iranian që qëllon mbi ne ose anijet tona paqësore do të shkatërrohet në ferr!”, shkroi më tej Trump.
Udhëheqësi amerikan tha gjithashtu se bisedimet shkuan mirë dhe “për shumicën e çështjeve pati pajtim”, por shtoi se dy palët nuk janë pajtuar për programin bërthamor të Iranit.
“Irani premtoi që do të hapte Ngushticën e Hormuzit, dhe ata e dinë që nuk e kanë bërë këtë. Kjo shkaktoi ankth, dhimbje për shumë njerëz dhe shtete në mbarë botën. Është një turp i madh për Iranin dhe dëm i madh për reputavionin e tij”.
Ky reagim i Trumpit vjen pasi për mbi 20 orë, delegacionet amerikane dhe iraniane zhvilluan negociata, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.
Por, zv/presidenti amerikan, JD Vance, njoftoi pas negociatave se Teherani nuk pranoi kushtet kyç të sigurisë të vendosura nga Uashingtoni.
Vance theksoi se “vijat e kuqe” të delegacionit amerikan mbeten në sigurimin e “zotimit afirmativ” se Teherani nuk do të synojë që të posedojë armë bërthamore apo mjete për të prodhuar shpejtë një armë të tillë, duke e cilësuar këtë si “qëllim kryesor” të administratës të presidentit amerikan, Donald Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)