E diel e kthjellët, por mbrëmja rikthen vranësirat

Një ditë e qetë dhe tipike pranverore pritet të shoqërojë sot vendin tonë, të paktën deri në orët e pasdites.

12.04.2026. 08:09

E diel e kthjellët, por mbrëmja rikthen vranësirat

Një ditë e qetë dhe tipike pranverore pritet të shoqërojë sot vendin tonë, të paktën deri në orët e pasdites.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të nisë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, duke vijuar i tillë gjatë gjithë paradites dhe një pjese të mirë të pasdites. Qielli pritet të mbetet i pastër dhe pa reshje.

Megjithatë, në orët e pasdites vonë dhe drejt mbrëmjes, pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike. Vranësirat do të fillojnë të shtohen në të gjithë territorin, fillimisht mesatare dhe më pas deri në të dendura.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë. Në zonat bregdetare, veçanërisht në vijën jugperëndimore dhe në zonat luginore, era do të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 12 metra për sekondë.

Sa i përket detit, në Deti Adriatik dhe Deti Jon, valëzimi parashikohet të jetë i ulët deri mesatar, me forcë 1-3 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)