Ilir Meta kërkon lirinë, mbahet sot gjyqi në Kushtetuese
Ish Presidenti Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës "arrest me burg" në Gjykatën Kushtetuese.
10:29 4 ditë më parë08.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në vendimin e saj, Gjykata thekson se masa ndaj Metës është vendosur në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ligjore. “Masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij.”
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit, Ilir Meta, për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke e cilësuar atë si të ligjshme dhe proporcionale.
Me shumicë votash, togat e zeza vendosën të lënë në fuqi vendimet e mëparshme të GJKKO dhe të Gjykatës së Lartë, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së kreut të Partisë së Lirisë për të fituar lirinë.
Në vendimin e saj, Gjykata thekson se masa ndaj Metës është vendosur në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ligjore. “Masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij.”
Gjithashtu, sipas Gjykatës, ekzistojnë elemente që justifikojnë dyshimin e arsyeshëm. “Në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka fakte dhe informacione që arrijnë të bindnin një vëzhgues të jashtëm se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale për të cilat dyshohet.”
Në këtë kuadër, Kushtetuesja vlerëson se kufizimi i lirisë nuk është bërë në mënyrë arbitrare dhe se masa nuk është e tepruar.
Ish Presidenti Ilir Meta kërkon ndryshimin e masës "arrest me burg" në Gjykatën Kushtetuese.
10:29 4 ditë më parë08.04.2026.
Autori
Në një moment kur çështja CEZ-DIA rikthehet sërish në qendër të debatit publik, mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta ka dalë me akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar procesin si të motivuar politikisht.
14:48 16 ditë më parë27.03.2026.
Autori
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai kishte vendosur 50 mijë euro garanci për të ndryshuar masën në liri me kusht.
12:31 19 ditë më parë24.03.2026.
Autori“Nuk mund të arrihet në përfundimin se kufizimi i lirisë së tij është kryer në mungesë të dyshimit të arsyeshëm. Ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit.”
Një tjetër pikë kyçe e vendimit lidhet me pretendimet e Metës për mënyrën e arrestimit në tetor 2024, ku Kushtetuesja vendosi të mos e marrë në shqyrtim këtë çështje.
Sipas saj, kjo lidhet me faktin se procedimi penal është ende në zhvillim në Prokuroria e Tiranës.
“Në kushtet kur nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykatat e zakonshme mbi këtë çështje, Gjykata vlerësoi se nuk mund ta marrë në shqyrtim duke qenë se kontrolli i saj ka natyrë subsidiare.”
Pak pas vendimit përmes një postimi në llogarinë e Metës në Facebook, ish-Presidenti shprehu qëndrimin e tij duke thënë se nuk ka “asnjë suprizë nga Gjykata e Lanës”.
Meta kërkon që vendimi i Kushtetueses të zbardhët në kohë dhe premton se çështja e tij do të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë.
Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana. Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre.
Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, shkruan ai.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie të ngritura nga SPAK. Ndërkohë, më 27 prill, në orën 11:00, pritet të mbahet seanca e parë në themel në GJKKO për Metën dhe katër të pandehur të tjerë.
Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa tre të pandehurit e tjerë kanë kërkuar procedurë të shkurtuar.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
19:18 4 h më parë12.04.2026.
Autori
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
18:53 4 h më parë12.04.2026.
Autori
Një apartament në katin e tretë të një pallati në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët.
12:58 10 h më parë12.04.2026.
Autori
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
11:30 12 h më parë12.04.2026.
Autori
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
10:32 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Një skemë e rrezikshme shpërndarjeje droge, e maskuar në formë karamelesh për të joshur të rinjtë, është goditur në Durrës.
10:19 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të të operacionit të koduar “Operacionalja”.
09:46 13 h më parë12.04.2026.
Autori
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
09:25 14 h më parë12.04.2026.
Autori
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
08:59 14 h më parë12.04.2026.
Autori
Komente (0)