Tritol shtëpisë në Sarandë, pronarët nuk jetonin aty

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Berdnesh të Sarandës. Eksplozivi isht evendosur në murin rrethues të banesës.

08.04.2026. 12:07

Tritol shtëpisë në Sarandë, pronarët nuk jetonin aty

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Berdnesh të Sarandës. Eksplozivi isht evendosur në murin rrethues të banesës.

Policia është lajmëruar nga e zonja e shtëpisë, e cila e kishte vënë re në mëngjes, pasi nuk jetonte aty. Hetimte vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të  banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke  shkaktuar vetëm dëme materiale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)