Një makinë tip Benz dhe një trajler i rëndë janë përfshirë në një aksident rrugor mesditën e së hënës në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dragostunjë, aty ku trajleri po punonte për zgjerimin e rrugës, në kuadër të projektit të Korridorit 8.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Benz”-it, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin rajonal.
Paraprakisht shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin mjetin i vogël lëvizte në rrugë. Megjithatë, policia është duke vijuar hetimet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)