Policia e Tiranës ka finalizuar pas tre muajsh hetime goditjen e një rasti prostitucioni në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, në ambientet e një qendre fizioterapeutike, në pronësi të një 40-vjeçareje, që është arrestuar tashmë, ushtrohej prostitucion. Për këtë hetohet në gjendje të lirë penalisht një 41-vjeçare.
NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, si rezultat i një hetimi 3-mujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, shtetasen B. G., 40 vjeçe, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, një 41-vjeçare.
Në ambientet e subjektit (qendër fizioterapeutike), në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të shtetases B. G., 40 vjeçe, u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)