Një rast i rëndë është zbuluar në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar për përdhunimin e një të mituri.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim 17-vjeçarin, banues në lagjen “Zinxhira”. Ai dyshohet se, në prani të dy të miturve të tjerë, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht një 10-vjeçari.
Burime nga policia bëjnë me dije se i dyshuari është larguar drejt Greqisë, përpara se viktima dhe prindërit e tij të paraqiteshin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Ndërkohë, të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet për mbrojtjen e të miturve.
Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)