Policia e Shijakut ka vënë në pranga një person, i akuzuar për “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë operacionit të koduar “River” është vënë në pranga 59 vjeçari Shkëlqim Varaku.
Në banesën e tij policia sekuestroi 2 pistoleta, 3 armë gjahu, municion, pjesë armësh, 3 palë dylbi, 1 dron, 8 armë të ftohta dhe 24 doza kokainë.
Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)