20 mijë euro për lirinë, Ilir Beqaj ofron garanci pasurore në GJKKO për ndryshim mase
Kjo kërkesë vjen rreth dy vite pas arrestimit të tij nga SPAK, i cili e akuzon për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të procedurave të tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe fshehje të pasurisë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.
Në këmbim të lirimit, ai ka ofruar një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh. Kjo kërkesë vjen rreth dy vite pas arrestimit të tij nga SPAK, i cili e akuzon për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të procedurave të tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe fshehje të pasurisë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar të martën edhe kërkesën e bashkëpunëtorit të tij, Ermal Kurtulaj, për zëvendësimin e masës “arrest me burg” me një masë më të lehtë sigurie.
Mosplotësimi i kërkesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj drejtuar Drejtorisë së Burgjeve për të pasur akses mbi fashikujt e dosjes që SPAK ka përpiluar për të përmes një pajisje elektronike në burgun e Durrësit, ka bërë që gjyqi për "Sterilizimin" të shtyhet sërish.
6 vite burg për ish-zyrtarn Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, nga gjykimi i shkurtuar do të kryejnë dënim për 4 vite. Marsela Sejranaj u dënua përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg.
Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka urdhëruar Kurtulajn të kryejë procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Europian.
Sipas dosjes hetimore, tenderat realizoheshin vetëm formalisht dhe më pas fondet përfundonin te kompani të lidhura me ish-ministrin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)