Një operacion policor në Durrës ka çuar në prangosjen e një 28-vjeçari me precedent penal, i cili u kap duke qarkulluar i armatosur në qytet.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin Edrin Varaku, banues në Shijak, gjatë operacionit të koduar “Pasagjeri”. Ai u ndalua në lagjen nr. 13, teksa udhëtonte si pasagjer në një automjet, ku dyshohej se mbante armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., 25 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sipas policisë, 28-vjeçari nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2013 ai ka vrarë me armë një shok të tij të shkollës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)