Arrestohet ish-shefi i krimeve në Vlorë, i forti Inez Hajrulla i shpëton aksionit të SPAK
Zbardhen pas 5 viteve vrasjet mafioze të Birçajt dhe Qarrit. Roli i policëve, trafiku i drogës dhe krimet që tronditën qytetin bregdetar në vitin 2021.
Operacioni i gjerë i zhvilluar prej mëngjesit të kësaj të shtune në Vlorë me urdhër të SPAK, ka çuar në arrestimin e një ish-zyrtari të lartë të policisë dhe zbardhjen e dy atentateve mafioze të ndodhura në vitin 2021. Mes të arrestuarve është ish-shefi i krimeve, Rezart Kuçi, i dyshuar për përfshirje në trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Foto nga web
Së fundmi ai ka qenë shef i seksionit të Policisë Shkencore në Kukës, teksa më parë ka mbajtur disa poste të rëndësishme në polici, ku ka punuar në Lushnje dhe ishte drejtues në komisariatin nr.1 në Tiranë. Pas hetimeve, Kuçi u arrestua gjatë një operacioni në zonën e Ujit të Ftohtë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre”, “Trafik të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Në kuadër të të njëjtit operacion, me urdhër të SPAK dhe në bashkëpunim me autoritetet zvicerane është arrestuar edhe ish-polici Hamëz Demushi, ndërsa hetimet kanë zbardhur episode të trafikut të drogës drejt Gjermanisë dhe Holandës. Burime nga Prokuroria e Posaçme pohuan gjithashtu se “janë zbardhur edhe lidhjet e grupit me atentatet e ndodhura në vitin 2021 në Vlorë”.
Hetuesit kanë arritur të zbardhin dy atentate mafioze: vrasjen e Bledar Birçaj dhe atë të Gentjan Qarri. Sipas dosjes, këto krime dyshohet se janë kryer nga grupi i drejtuar nga Inez Hajrulla, i njohur si një nga personazhet e botës së krimit në Vlorë. “Arrestimi i Flodian Plakut, i njohur si ‘Pole Qorri’ në vitin 2025, pas sekuestrimit të disa celularëve, çoi hetuesit në gjurmët e autorëve të atentateve ndaj Bledar Birçajt dhe Gentjan Qarrit”, bëjnë me dije burime nga hetimi.
Sipas dosjes së hetimit, Bledar Birçaj u ekzekutua në vitin 2021 në automjetin e tij tip BMË X5 në zonën e Bishtit të Kalldrëmit në Vlorë. Autorët qëlluan më shumë se 30 herë drejt automjetit, ku 7 plumba i morën jetën 40-vjeçarit, i cili ishte kthyer vetëm një muaj më parë nga Spanja.
Ndërkohë, në një tjetër atentat në shkurt të vitit 2021 u vra edhe Gentjan Qarri, i njohur si “Gecja”. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa po lëvizte në këmbë në qytetin e Vlorës, ndërsa autorët u larguan pasi dogjën automjetin pranë zonës së Pyllit të Sodës. Në total, SPAK ka lëshuar 7 urdhër-arreste. Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj i kanë shpëtuar operacionit të SPAK, 2 prej personave janë njohur me akuzat në qeli, pasi aktualisht janë të arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Hungaria po përgatitet për një votim historik. Të dielën mbi 8 milionë qytetarë do të thirren në kutitë e votimit për zgjedhjet që mund t'i japin fund sundimit 16- vjeçar të Viktor Orban dhe t'i hapin rrugën opozitës së udhëhequr nga Peter Magyar.
Mediat iraniane raportuan se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të shkrijnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja.
Një djalë 9-vjeçar u shpëtua këtë javë pasi jetonte i mbyllur në furgonin e shërbimeve të babait të tij në Francën lindore që nga viti 2024, sipas prokurorit lokal. Fëmija është shtruar në spital dhe babai i tij është ndaluar.
Policia e Krujës ka gjetur të fshehur në pyll njqë 55-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë si dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në një videomesazh të publikuar në Facebook, Berisha e cilësoi bonusin për pensionistët si minimal dhe të papërfillshëm, ndërsa theksoi se pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon.
Sipas burimeve spitalore, fëmija ndodhej në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra gjatë rënies ka ndërruar jetë.
Një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht në Nikël të Fushë Krujës, duke i marrë jetën një 48-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e autorit brenda pak orësh nga ngjarja.
Tirana do të kthehet nga nesër në një pikë takimi të shqiptarëve, ndërsa nis edicioni i katërt i Samitit të Diasporës, një aktivitet që këtë herë vjen me fokus të veçantë te historitë e suksesit dhe roli konkret i emigrantëve në zhvillimin e vendit.
Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.
Mes dritës së qirinjve, tingujve të kambanave dhe lutjeve për paqe, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan festën më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, Pashkën, simbolin e Ngjalljes së Krishtit dhe triumfit të jetës mbi vdekjen.
Komente (0)