Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë disa anëtarë të një grupi kriminal të organizuar, të përfshirë në trafik dhe kultivim droge.
Nga hetimet u kuptua se grupi vepronte në qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Vlorën, Tepelenën, Durrësin, Tiranën dhe Lezhën, gjatë periudhës mars–nëntor 2020, duke kryer të paktën 13 episode të aktivitetit të paligjshëm.
Ndër të dënuarit është Ertjan Pjetërgjokaj, i cili fillimisht mori 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 5.4 vite. Elton Ukaj u dënuar fillimisht me 7 vite, duke e reduktuar gjykimi i shkurtuar në 4.8 vite. Bujar Brahaj u dënua me 10 vite, por dënimi u zvogëlua në 6.8 vite, ndërsa Xhuliano Aliu mori 5 vite dhe Kristi Dautaj 10 vite heqje lirie.
Ish-efektivi Adriatik Logli u shpall i pafajshëm, megjithëse ishte pjesë e hetimeve për këtë grup kriminal.
Pjesa tjetër e grupit, që përbëhej nga 32 persona, u dënua në total me 200 vite e 6 muaj burg, duke reflektuar peshën e veprimtarisë kriminale të organizatës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)