Punëtori humbi jetën pasi ra nga skela, dy të arrestuar në Berat

Dy persona u arrestuan në lidhje me aksidentin fatal në Berat ku një 50 vjeçar humbi jetën pasi ra nga skela e një ndërtese ku po punonte. Të arrestuarit akuzohen për shkelje të rregullave në punë.

13.02.2026. 16:32

Punëtori humbi jetën pasi ra nga skela, dy të arrestuar në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku një 50 vjeçar ra nga skela ku po punonte dhe humbi jetën.

Viktima Pëllumb Mollaj, u kontraktua nga dy personat e arrestuar për të kryer punime për rikonstruktimin e një banese në lagjen “Uznovë”.

Të ndaluarit janë E.Z., 40 vjeç dhe L.T., 43 vjeç, të cilët akuzohen për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Mollaj ra nga skela paraditën e së enjtes dhe mori dëmtime të rëndë dhe për këtë arsye nuk mundi të mbijetonte.

“Në vijim të informacionit të dhënë mesditën e djeshme, për shtetasin P. M. që humbi jetën dyshohet si pasojë e rënies aksidentale, nga skela, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasit E. Z., 40 vjeç dhe L. T., 43 vjeç, për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’”, njofton policia e Beratit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)