Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentativën e grabitjes së bankës një ditë më parë. Bëhet e ditur se Bardhyl Fusha ka arritur të marrë një shumë prej 800 mijë lekësh, e cila u sekuestrua bashkë me armën e zjarrit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura", bën të ditur policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)