Turistja suedeze abuzohet seksualisht, në pranga një turk dhe miqtë e tij

Një turiste suedeze 32-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual në Tiranë. Mësohet se një shtetas turk 29-vjeçar në apartamentin e marrë me qira ka abuzuar seksualisht me dhunë me turisten. Të arrestuar janë dhe dy miqtë e turkut, të cilët kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar krimin.

13.02.2026. 10:16

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe. Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin", thotë policia e kryeqytetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)