Porositësi, shitësi dhe transportuesi/Operacion antidrogë në Korçë, tre në pranga

Tre persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë të koduar "Zëmblaku", nga policia e Korçës. Në cilësinë e porositësit, shitësit dhe transportuesit, policia ka mundur ti arrestojë të tre teksa ka sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

13.02.2026. 09:48

Porositësi, shitësi dhe transportuesi/Operacion antidrogë në Korçë, tre në pranga

Tre persona janë vënë në pranga në një operacion antidrogë të koduar "Zëmblaku", nga policia e Korçës. Në cilësinë e porositësit, shitësit dhe transportuesit, policia ka mundur ti arrestojë të tre teksa ka sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zëmblaku”.
 
Përdorte lokalin e tij për të shitur lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.
 
Vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë të dyshuar të tij.
 
Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në ambientin e një lokali shitej lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe si rezultat me mbështetjen e Forcave të Posaçme “Shqiponjat”, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zëmblaku”. Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
 
-A. C., 36 vjeç, banues në Korçë;

-A. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq;

-P. Gj., 34 vjeç, banues në Korçë.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin bar-kafe në pronësi të shtetasit A. C., në fshatin Zëmblak, Maliq, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një shumë monetare, një armë gjahu teke pa leje, 3 celularë dhe 1 DVR.
 
Gjithashtu shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit dhe në automjetin në pronësi të shtetasit A. H., në të cilin u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.  
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë monetare, një armë gjahu pa leje, dy automjete, tre celularë dhe një DVR.
 
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
 
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)