Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit bën të ditur se është ekstraduar nga Belgjika Mario Çela, 37 vjeç, vëllai i Suel Çelës. Sipas njoftimit zyrtar ai isht shpallur në kërkim ndërkomëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg.

13.02.2026. 08:48

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e shtetit bën të ditur se është ekstraduar nga Belgjika Mario Çela, 37 vjeç, vëllai i Suel Çelës. Sipas njoftimit zyrtar ai isht shpallur në kërkim ndërkomëtar, pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg.

NJOFTIMI I PLOTE
Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: 

M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat".

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)