Qëlluan me armë policinë në Morinë, dënohen 168 vjet burg sirianët dhe algjerianët

GJKKO dënoi me 168 vite burg shtatë shtetas të huaj për trafik emigrantësh dhe sulm me armë ndaj pesë efektivëve të policisë gjatë një operacioni në Morinë në maj 2023.

12.02.2026. 20:03

Qëlluan me armë policinë në Morinë, dënohen 168 vjet burg sirianët dhe algjerianët

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me një total prej 168 vitesh burg shtatë shtetas të huaj, të akuzuar për trafikim të emigrantëve dhe sulm të armatosur ndaj forcave të policisë në pikën kufitare të Morinës.

Të dënuarit, pesë shtetas sirianë dhe dy algjerianë, u shpallën fajtorë për organizimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas hetimeve, grupi vepronte në mënyrë të strukturuar dhe me role të ndara, duke siguruar transportin dhe kalimin klandestin të emigrantëve përmes territorit shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 maj 2023, kur gjatë një operacioni policor në Morinë, të pandehurit hapën zjarr ndaj efektivëve, duke rrezikuar jetën e pesë punonjësve të policisë. Për këtë episod ata u akuzuan edhe për tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të rendit.

Gjykata e Posaçme dha dënime të rënda për pjesën më të madhe të të pandehurve, ku pesë prej tyre u dënuan me nga 35 vite burgim, ndërsa dy të tjerë me 12 dhe 8 vite burg.

Vendimi konsiderohet një goditje e fortë ndaj rrjeteve të trafikut të emigrantëve dhe krimit të organizuar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)