Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes në Selenicë, duke lënë dëme të mëdha materiale.
Sipas të dhënave paraprake nga policia e shtetit, brenda në stallë janë djegur 22 lopë dhe viça. Objekti ishte në pronësi të shtetasit Bardhosh Haxhiraj.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të materialeve të djegshme të depozituara brenda saj që shërbenin si tagji për kafshën.
Zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje kanë nisur një hetim, duke qenë se dëmet në stallë janë tepër të mëdha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)