Aksident i rëndë në Ishull Lezhë, përplasen 3 mjete, ka të plagosur

Tre makina janë përfshirë në një aksident të rëndë në Ishull Lezhë, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

11.02.2026. 16:08

Aksident i rëndë në Ishull Lezhë, përplasen 3 mjete, ka të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në hyrje të qytetit të Lezhës, në zonën e njohur si Ishull-Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë 3 makina, teksa të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe mjetet kanë mbetur të dëmtuara rëndë sa që është ndërhyrja e policisë dhe kalimtarëve për të nxjerrë jashtë personat brenda tyre.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy krahët e lëvizjes, teksa policia po heton shkaqet dhe po punon për të normalizuar qarkullimin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)