Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 33-vjeçar shqiptar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën “Porrettana Nord”, në zonën e Marzabotto.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Lupo, teksa po kryente një parakalim, është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbeturinave.
Pas përplasjes së fortë, makina është përfshirë menjëherë nga flakët. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe karabinierët, por fatkeqësisht ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte viktimën, që u dogj brenda automjetit.
Viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i mjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)