"Burimi", sekuestrohen 200 mijë euro pasuri në Tiranë

Policia e Tiranës bën të ditur se janë sekuestruar 200 mijë euro pasuri, që i përkisnin dy personave të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.

10.02.2026. 09:58

"Burimi", sekuestrohen 200 mijë euro pasuri në Tiranë

Policia e Tiranës bën të ditur se janë sekuestruar 200 mijë euro pasuri, që i përkisnin dy personave të dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar të drogës.

"Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon", thotë policia e kryeqytetit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)