Sekuestrohen 26 mijë euro e paund, goditen dy raste në Rinas

Policia e Rinasit ka goditur dy tentativa të mosdeklarimit në kufi të një sasie të konsiderueshme parash.

09.02.2026. 19:27

Sekuestrohen 26 mijë euro e paund, goditen dy raste në Rinas

Policia e Rinasit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka parandaluar dy tentative të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.

Kështu në komunikatën për shtyp mësohet se gjatë kontrolleve të imtësishme janë sekuestruar mbi 26 mijë euro dhe paundë.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht shtetasin shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 15 mijë paundë, të cilat tentonte t’i fuste në territorin e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi A. Z., 32 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë në shkelje të ligjit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)