Policia e Vlorës bën me dije se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Gjatë kontrolleve të imtësishme, në zonën e Babicës janë zbuluar dy mjetet fuoristrada, të mbuluara brenda së cilave u gjet dhe një sasi lënde djegëse.
Nga hetimet rezultoi se makinat ishin të vjedhura dhe benzina që u gjet në bidonë, dyshohet se mund të përdorej për djegien e tyre, një skemë kjo e përdorur gjerësisht në ngjarjet më të rënda kriminale në vendin tonë.
Makinat një “Nissan” dhe një “Audi Q5” ishin me targa të huaja dhe ishin fshehur brenda një ullishteje.
Automjetet dhe provat e tjera materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)