Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Kujtim Cakrani, që ndodhi mesditën e djeshme në ambientet e një karburanti, në Vlorë.
Mësohet se pas identifikimit është shpallur në kërkim 40-vjeçari, Skerdilajd Xhindi.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në rrugën Transballkanike, ku mbeti i dëmtuar shtetasi K. C., me profesion avokat, bëjmë me dije se nga puna intensive e kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u bë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit S. Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, informon policia.
Teksa avokati Cakrani vijon të qëndrojë në spital, për tu trajtuar me ndihmë mjekësore, policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e Xhindit.
Po ashtu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)