“100 mijë euro ose të nxora videon”, arrestohet kosovari që kanosi 26-vjeçaren

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë pasi kishte kanosur një 26-vjeçare, duke shfrytëzuar foto dhe video intime.

09.02.2026. 12:21

“100 mijë euro ose të nxora videon”, arrestohet kosovari që kanosi 26-vjeçaren

Kanosja e një 26-vjeçareje në Tiranë, duke përdorur një video intime dhe tentativa për t’i  zhvatur një shumë të konsiderueshme parash përmes presionit, i ka kushtuar shtrenjtë një 37-vjeçari nga Kosova.

Policia në kryeqytet bën me dije se ka e vënë në pranga kanosësin, i cili i kishte kërkuar vajzës një shumë prej 100 mijë eurosh, në mënyrë që të mos i publikonte në rrjetet sociale materialet me përmbajtje intime.

“Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë”, informon policia.

Ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)