Biznesmeni Ram Geci paraqitet në Prokurorinë kundër Korrupsionit

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për arsyen e thirrjes, SPAK ende nuk ka dhënë detaje mbi procedurat apo ndonjë hetim të mundshëm që po zhvillohet.

09.02.2026. 12:04

Biznesmeni Ram Geci paraqitet në Prokurorinë kundër Korrupsionit

Në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, paraditen e kësaj të hëne u paraqit edhe biznesmeni Ram Geci. Ai qëndroi më pak se një orë në ambientet e SPAK dhe më pas u largua.

Për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtar për arsyen e thirrjes së tij. Prokuroria ende nuk ka dhënë detaje mbi procedurat apo ndonjë hetim të mundshëm që po zhvillohet.

Kujtojmë që pak kohë më parë, emri i Ram Gecit figuronte në dosjen hetimore që lidhet me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht edhe zv.kryeministre, Belinda Balluku.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)